Lajme

OFK i kërkon Kuvendit Komunal rivlerësim të vendimit për anulimin e rregullorës që prek oraret e barnatoreve

04/30/2024 22:09
nga:G C

OFK dhe profesionistët shëndetësor në barnatore, kërkojnë rivlerësimin e ligjshmërisë të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për anulimin e rregullorës për plotësim ndryshim e cila prek edhe orarin e barnatoreve.

Kështu thuhet në njoftimin e tyre të fundit, teksa shton se sot gjatë ditës kanë mbajtur takim të përbashkët me kryetarin e OFK-së ku në vazhdimësi edhe të rreth 100 ankesa të pranuara me email dhe forma tjera, kanë shprehur revolten e tyre në lidhje me vendimin e komunës për anulimin e rregullorës për plotësim ndryshimin e orarit edhe të barnatoreve të kryeqytetit.

“OFK si edhe heren e kaluar ku me kërkesën e saj MAPL ka kthyer në rivendosje rregulloren, sot ka shfrytëzuar mekanizmat ligjore për të përfaqësuar interesin e shumicës absolute të profesionistëve shëndetësor duke kërkuar nga MAPL vlerësimin e ligjshmërisë së këtij vendimi e cila për OFK dhe shumicën absolute të profesionistëve shëndetësor në barnatore përmbajnë shkelje qoftë në aspektin procedural, qoftë në atë përmbajtësor”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë: