Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar se ka parandaluar futjen e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Me anë të një njoftimi për media, SHKK, ka bërë të ditur se mbrëmë ka parandaluar futjen e substancave narkotike.
“Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, mbrëmë rreth orës 19:00, në kohën e pranim dorëzimit të detyrës (ndërrimit të natës), gjatë kontrollit, bastisjes së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, në hyrjen kryesore porta zero është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë. Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues, V. Q është gjetur lëndë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë konfiskuar lëndën e dyshuar narkotike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedim të mëtutjeshëm.
Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.
LEXO EDHE:
Shpëtohen 9 anëtarë të një familjeje në Pogragjë të Gjilanit që rrezikoheshin nga përmbytja