Raportimet nga Turqia pretendojnë se sulmuesi i Galatasaray, Nicolo Zaniolo ka marrë një ofertë me vlerë më shumë se 100 milionë euro nga skuadra saudite Al-Hilal.
24-vjeçari italian u largua nga Roma për në skuadrën turke në shkurt dhe tregoi disa shenja pozitive në gjysmë-sezonin e tij të parë në klub, duke shënuar pesë gola në 11 paraqitje, përcjell GazetaBlic Sport.
Javët e fundit, raportimet janë shfaqur se Zaniolo mund të rikthehet shpejt në Serie A dhe ai dha një intervistë ku përmendi dashurinë e tij për Juventusin.
Siç raportohet nga mediat turke përmes TMW, Zaniolo ka marrë një ofertë tepër fitimprurëse nga Al-Hilal, një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 120 milionë euro në total. Atij i është dhënë 15 ditë kohë për t’u përgjigjur.
/GazetaBlic Sport/


