Sporti

Oferta të vazhdueshme për Antonio Conten nga Arabia Saudite

07/04/2023 16:28
nga:Mergim Rreci

Al Ahli është i interesuar të ketë Antonio Conten si trajner.

Informacioni është bërë i ditur këtë të martë nga Calciomercato, i cili bën të ditur se klubi saudit, i cili së fundmi ka siguruar portierin Mendy, ka kryer tashmë një anketë me trajnerin italian, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe kështu, sipas të njëjtit burim, pritet një operacion i vështirë për skuadrën e Jeddah, pasi Conte nuk ka ndërmend të jetë larg familjes.

Kujtojmë se trajneri 53-vjeçar është pa klub që nga marsi, kur u largua nga Tottenham.

/GazetaBlic Sport/