Showtime

Oferta interesante nga Adriana Matoshi për një kafe

11/15/2021 13:21
nga:Genita C

Aktorja e famshme, njëherit edhe deputete Adriana Matoshi ose ndryshe “Sasa”, që kur e bëri publike lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith, ka marrë shumë komente negative.

Pas çdo postimi të saj, ndjekësit i komentojnë rreth lidhjes së saj. Duket se Adriana është lodhur nga ky fakt, në një postim në Facebook së fundmi ka deklaruar se komentuesit më të rënd do t’ia qet një kafe. Ajo kërkon komente negative në këtë post.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Adriana Matoshi ka shkruar:“Ketu duhet te komentojne vetem racistat!Vjellni ne komente mos u kurseni, se ne postet tjera qe po i postoj nuk ka t’boj me komentet qe po i shkruani.Komentuesit me te rande ja qes ni kafe!”./GazetaBlic/