Lajme

Oferta e Ohrit: “Aty ku jeton një serb do të quhet Serbi”

03/19/2023 10:30
nga:Hisen Berisha

Shkruan: Hisen Berisha

Kjo thirrje fashizoide serbe e Millosheviçit do të përmbushet, nëse arrihet dakordimi e nënëshkrimi i Aneksi i zbatimit të Planit franko – gjerman me nenin 7 të tij, dhe “zajednicen”, në takimin e Ohrit.

Plani franko – gjerman, që e ka marr dakordimin verbal të Kryeministrit Kurti, me Aneksin e implementimit e përmbushë thirrjen fashiste të Slobodan Milloshevicit se: “aty ku jeton një serb do të quhet Serbi”!

Kjo është e freskët në mbamendjen e shqiptarëve që jetuan nën regjimin e Millosheviçit.

Po ti referohemi në Aneksin e zbatimit, vetëm çështjes së palnifikimit urban dhe kushteve, parimit të subsidiaritetit dhe qëndrimit të hapur të mundësisë për tu bërë pjesë e “zajednicës”, të çdo vendbanimi me komunitet serb apo komunitete tjera, qyteti a fshati kudo nëpër Kosovë, objekteve religjioze, kishave e manastireve me status eksterritorialiteti apo shtetëror si të ambasadave, e përmbushin synimin fashizoid të Millosheviçit.

Oferta tjetër e Millosheviçit, ishte për statusin e Kosovës, “më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi për Kosovën”, para nënshkrimit të “marrëveshjes së kapitullimit” të Serbisë në luftë, në Kumanovë me 10 Qaërshor 1999. Kjo qëndron pikërisht në Plnin franko-gjerman, pikën 7, të tij dhe vetëmenaxhimin në vetëqeverisjen lokale të serbëve, që i jep ingerenca Serbisë që në 42% të territorit të “zajednicës” dhe territoret e kishave, të ndaj pushtetin gjegjësisht sovranitetin politik me Kosovën.

Në Ohër, me 18 Mars, pres që palët negociatore mosnjohëse të Republikës së Kosovës (të’t katër ata që janë në atë takim) të dakordohen ti prodhojnë edhe dy seri të dramës së dialogut trepalësh.

Meqenëse Plani franko-gjerman siç kam thënë ia jep mundësinë Serbis me rikolonializua Kosovës edhe për dhjetë vite, po ashtu, me e bë shtetin e mbetur të Kosovës shtet alaik ortodoks për pjesen e zajednicës, dhe meqë Kurti e ka zotuar “Republikën e tretë”, pres që në epizodin e ardhshëm të kësaj drame në Paris, do të nënshkruhet “zajednica”, e seria tjetër për ta vrarë përfundimisht pavarësinë e Kosovës, do të ndodh në Berlin, sipas një vlerësimi kah fundi i Prillit, ku do të ndodhë edhe formimi i “mbrojtjes së fortë” të (vojvodëve) për kishën ortodokse “serbe” në Kosovë.

Prandaj, pro planit franko-gjjerman me nenin 7, e “zajednicen” janë veç ata shqipëtarë që pretendojnë me u veshë “vojvodë” të Serbisë në Kosovë!

Çështjet po zhvillohen sikur në kohën e Shaban Polluzhës, intriga, shpifje e luftë e hapur antikombëtare.