Nuk janë takuar ende, do të përballen këtë të shtunë, por sfida ka nisur. Nuk është diçka e re që mes dy kombëtareve, asaj meksikane dhe argjentinase, dhe dy tifozerive nuk është se ka ndonjë marrdhënie idilike, dhe këtë e kanë provuar edhe në Katar.
Një kor i tifozëve meksikanë që po shanin Leo Messin, ka bërë të nisin një seri zënkash që pak nga pak u transformuan në përplasje të vërteta në rrugë. Trazira që u vunë nën kontroll nga forcat e rendit, që ndërhynë menjëherë.
Siç pasqyrojnë edhe filmime dhe foto të ndryshme të shfaqura në rrjetet sociale, të plagosurit nuk janë pak. Të dyja kombëtaret e kanë nisur Botërorin me frena dore, dhe të shtunën sfida mes tyre është një nga ato për brenda apo jashtë kompeticionit, me Argjentinën që rrezikon më tepër.
Tensioni është prezent, por ndërkohë tifozët argjentinas e kanë bërë të qartë se nuk lejojnë t’u shash Messin, kapitenin e kombëtares albiceleste dhe idhullin e madh të tyre. Argjentinë-Meksikë, do luhet të shtunën e 26 nëntorit (20:00).
Mexicanos gritando Messi pecho frío y Messi puto, nunca tuve tantas ganas de que juegue Argentina contra México pic.twitter.com/1JW3Xxq6uA
— Cosme Fulanito (@CosmeFulanito0k) November 24, 2022