Noël Le Graët është shkarkuar këtë të mërkurë nga pozita e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, pas një mbledhjeje të komitetit ekzekutiv.
Philippe Diallo, nënkryetar i federatës së lartpërmendur, tani merr postin në mënyrë të përkohshme për një periudhë të pacaktuar, siç parashikohet në statutin federal, përcjell GazetaBlic Sport.
Në fillim, deklarata e tij se nëse Zidane do e merrte në telefon për t’i kërkuar pozicionin e trajnerit të kombëtares së “gjelave” dhe se Le Graet nuk do ia hapte telefonatën, bëri që shumë yje të futbollit të replikojnë atë dhe të mbajnë anën e Zidane.
Poashtu, akuza të rënda për keqmenaxhim me buxhetin brenda federatës si dhe akuza për ngacmim seksual nga një agjente e futbollit, ndikuan që ky vendim të merrret përfundimisht.
/GazetaBlic Sport/


