Sporti

Ofendoi gjyqtarin pas takimit, Jude Bellingham mund të marrë një denim rekord në Bundesligë!

12/06/2021 08:48
nga:Lorik J

Jude Bellingham foli negativisht për një gjyqtar këtë fundjavë pas humbjes në derbi ndaj Bayern Munich.

Sipas mediumit gjerman, Kicker, ylli i Dortmundit mund të marrë një gjobë rekord në Gjermani, përcjell GazetaBlic Sport.

Anglezi hyri në lojë këtë fundjavë në humbjen 3-2 kundër Bayern Munich në Bundesligë dhe më pas foli negativisht për arbitrin Felix Zwayer. Bellingham përmendi se arbitri ishte përfshirë në një skandal bastesh në 2005 dhe u pezullua për gjashtë muaj.

“Për mua nuk ishte penallti, por mund të shikosh shumë vendime në ndeshje. Ndeshja më e madhe e Gjermanisë i jepet një arbitri që ka bërë trukime ndeshjesh më parë – kështu që çfarë mund të presësh?, tha Bellingham pas ndeshjes.

Gazeta gjermane Bild raportoi më pas se Bellingham ishte raportuar në polici për deklaratën dhe se lojtari mund të dënohej për fyerje dhe shpifje.

Sipas gazetës gjermane Kicker, për talentin mund të ketë edhe një gjobë rekord. Kicker shkruan se Bellingham mund të paguajë më shumë sesa që Kevin De Bruyne duhej të paguante disa vite më parë pasi kishte fyer një fëmijë që mban topat e lojës jashtë vijave. De Bruyne më pas duhej të paguante 20,000 euro.

Kohët e fundit, CEO i Dortmundit Hans-Joachim Watzke doli dhe mbrojti Bellingham.

“Jude nuk ofendoi askënd, por ai tha fakte. Nuk mund ta imagjinoj se ai do të dënohet për këtë”, tha Watzke.

/GazetaBlic Sport