Jose Mourinho është suspenduar me dy ndeshje mos prezencë në pankinën e Romës.
Eksperti portugez është gjobitur për përplasjen me arbitrin gjatë ndeshjes kundër Torinos. Ai vetë e ka pranuar se meritoi kartonin e kuq për gjithçka që i tha arbitrit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte vendimi i duhur i arbitrit, fjalët e mia për të meritonin një karton të kuq. Unë fola me të pas ndeshjes dhe i kërkova falje, por nuk dua të flas për paraqitjen e tij. Isha mjaftueshëm i përulur për të kërkuar falje, por nuk do të gjykoj punën e arbitrit”, tha Mourinho tha pas ndeshjes.
Interi u gjobit me 12 mijë euro për shkak se tifozët ofenduan trajnerin e Atalantas, Gian Piero Gasperini dhe gjuajtën me mjete piroteknike në drejtim të tifozëve rivalë. Juventusi u gjobit me 5 mijë euro për thirrjet fyese të një pjese të audiencës ndaj tifozëve të Lazios.
/GazetaBlic Sport


