Sekretari i skuadrës së Llapit, Muhamet Rexhepi është dënuar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Rexhepi u dënua me shumën prej 500 eurove, kjo për shkak se i ofendoi dhe i kërcënoi gjyqtarët e ndeshjes, Ferizaj – Llapi, transmeton GazetaBlic Sport.
Trajnerit të kësaj skuadre, Tahir Batatinës i është shqiptuar vërejtje nga ky Komision. Batatina kishte akuzuar Genc Nuzën për humbjen që skuadra e tij pësoi nga Ferizaji. Llapi ishte mposhtur me rezultat 2:1, teksa një gol i’u anulua për pozicion jashtë loje, vendim ky me të cilin nuk u pajtua trajneri llapjan.
V E N D I M E:
Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi, nr ID 001413M88. Pas përfundimit të ndeshjes, derisa gjyqtarët e VAR-it po shkonin në zhveshtore, i njëjti ofendon, fyen dhe i kërcënon ata. Sipas raportit të asistentes së dytë në VAR të ndeshjes, Ferizaj-Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) . ( Recidivist).
Kryetrajneri i FC ”Llapi”, Tahir Batatina, nr ID.001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Ferizaj-Llapi , akuzon gjyqtarët e takimit për epilogun përfundimtar. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.


