Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, janë duke shijuar pushimet e tyre si një familje shumë simpatike.
Sara Hoxha është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë zhvillon me ndjekësit biseda të ndryshme, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, ajo ka publikuar një video pa zë ku shfaqet bashkë me Ledri dhe ka ftuar ndjekësit të zbulojnë cila këngë po këndohet.

“Paskeni ik për lesh!”- ka shkruar dikush, i cili ka marrë një përgjigje epike nga Sara.
“I ka jeta edhe këto ikjet për lesh. Rëndësi ka që të kthehesh prap dhe nga leshi”, ishte përgjigja e Sarës./GazetaBlic/



