Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë presidenten Vjosa Osmani. Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.
Këtë aktivistja Zana Avdiu e ka quajtur skandal, duke thënë se Konjufca ka përdorur gjuhë seksiste.
Ajo tha se Konjufca me këtë gjuhë nënçmoi punën e frizerkës, si dhe ofendoi një politikane me sterotipe gjinore.


