Callum-Hodson-Odoi do të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit te skuadra e Bayer Leverkusen.
Kështu të paktën lajmëroi vetë klubi gjerman, që tha se lojtari tanimë e ka ndarë mendjen për ta vijuar qëndrimin e tij të paktën deri në qershor.
“Ne supozonim se Callum do të qëndronte, por tani kemi edhe sigurinë se ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit”, tha drejtori i Bayer Leverkusen, Rolfes, për Bild
“Ne jemi shumë të lumtur, ai është lojtari kryesor”, përfundoi ai.
Lojtari siç duhet do ta shtyejë kthimin te Chelsea (nga ku është i huazuar) për ta paktën disa muaj.
Ndonëse në fillet e tij si lojtar profesionist premtonte shumë, tash për tash e ka të vështirë të gjejë një vend startues te londinezët.