Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mjekut të përgjithshëm në Gjakovë, Naser Lleshi.
“Dr. Lleshi punoi në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe dha kontributin e tij për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar OMK në Facebook.
Dr. Naser Lleshi ka vdekur të shtunën në moshën 61-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër.
Në vitin 1988 ai kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme në Univeristetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.


