Sporti

Thomas Tuchel bën krahasimin interesant: Më e lehtë të stërvitësh Lukakun sesa Neymar apo Mbappe

10/22/2021 14:44
nga:Mergim Rreci

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel ishte një nga protagonistët e ‘Festival dello Sport’ të organizuar nga gazeta italiane ‘La Gazzetta dello Sport’.

Biseda përfundoi duke zbuluar disa kuriozitete për kohën e tij në Paris Saint-Germain dhe për momentin e tij aktual në Chelsea.

Trajneri, i cili “ëndërronte të bëhej një top lojtar”, kujtoi kohën e tij në krye të Paris Saint-Germain dhe thotë se mori rolin e “ministrit të sportit”, më shumë se një trajneri, kjo sepse i duhej të merrej me menaxhimin e familjes dhe miqve të yjeve të klubit.

Në Chelsea, ndryshe nga ajo që dëshmoi në Paris, ai ndjen se mund të punojë “në një mënyrë më të qetë”, duke përmbledhur: “Është “.

Tuchel ka arritur suksese të jashtëzakonshme që në vitin e parë me skuadrën nga Londra.

/GazetaBlic Sport/