Sporti

Gani Sejdiu: Paraqitja e Dritës ishte për çdo lëvdatë, Prishtina meriton përgëzime për kalimin tutje

07/30/2021 10:48
nga:Mergim Rreci

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu ka komentuar sukseset e dy skuadrave kosovare, Dritës dhe Prishtinës në arenën ndërkombëtare.

Fatkeqësisht, Drita u eliminua nga Feyenoordi mbrëmë, megjithatë shkëlqeu me paraqitjen e saj, kurse Prishtina u kualifikua tutje pas rezultatit të përgjithshëm 6 me 5.

Sejdiu tha për ‘GazetaBlic Sport’ se paraqitja e Dritës ishte për çdo lëvdatë, kurse Prishtina mund të mos rrezikonte dhe se meriton përgëzime për kalimin tutje.

Paraqitja e Dritës, është një promovim për futbollin tonë. Paraqitje fantastike me plotë klas dhe personalitet, duke i shtuar kësaj një performancë taktike të nivelit të lartë në të dy takimet. Nuk kam fjalë tjetër, përveç se ju lumtë për atë që treguan. Ndërsa, Prishtina rrezikoi më shumë, mund ta kishte shmangur këtë rrezik, por ajo përsëri u kualifikua me meritë dhe meriton përgëzime për kualifikimin e saj”, tha fillimisht Sejdiu.

Më pas ai tha se futbollin ynë po ecën me hapa të sigurt dhe se këto rezultate duhet të shërbejnë si motiv për skuadrat tjera.

Në përgjithësi, futbolli ynë po ecën përpara me hapa të sigurt dhe ka një përparim të dukshëm, dhe këto rezultate duhet të shërbejnë për të rritur ambiciet e skuadrave për të bërë edhe më shumë”, përfundoi Sejdiu për GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic Sport/