Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar disa pamje mjaft trishtuese të një spitali në Ukrainë.
Pacientët shihet se janë vendosur në bodrume për shkak të rreziqeve të sulmeve ajorore nga trupat ruse, shkruan GazetaBlic.
“Ky spital në Novovolynsk, në Ukrainën perëndimore, po i zhvendos pacientët e tyre në një strehë nëntokësore për t’i mbajtur ata të sigurt pas sirenave të sulmit ajror. Spitalet janë duke u bërë gati për të ofruar mbështetje për të plagosurit”, shkruhet sipër imazheve.


