Lajme

OBSH paralajmëron se lufta kundër pandemisë nuk ka përfunduar

09/06/2021 19:00
nga:Q R

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se lufta kundër pandemisë COVID-19 nuk ka përfunduar.

“Siç tregon përvoja me këtë pandemi, asnjë vend nuk duhet të heqë dorë nga mbrojtja prej saj. Vetëkënaqësia mund të jetë po aq e rrezikshme sa vetë virusi. Duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke folur nga Roma në një takim rajonal virtual të OBSH-së në Nepal.

Shefi i OBSH’së tha se kishte pasur disa rekomandime që synonin të jepnin një përgjigje më të mirë për të luftuar pandeminë. Sidoqoftë, hapi më efektiv dhe që sipas tij mund të sjellë “ndryshimin më të madh” në të ardhmen është gjetja e zgjidhjes për të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.

“Një traktat ose një marrëveshje tjetër ndërkombëtare mbi gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj pandemisë, e cila do të siguronte një bazë shumë të nevojshme për bashkëpunimin global, duke vendosur rregulla loje për një përgjigje më të koordinuar ndaj epidemive dhe pandemive të ardhshme,” tha ai.

“Shpërndarja e vaksinave ka qenë jashtëzakonisht e padrejtë. Të gjithë jemi të zhgënjyer nga padrejtësia.”

Kohët e fundit zoti Tedros u ka kërkuar vendeve që t’i japin përparësi shpërndarjes së vaksinave në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.

“Ne kurrë nuk duhet të lejojmë një pandemi në këtë shkallë,” shtoi ai në komentet e tij në Nepal. “Ne kurrë nuk duhet të lejojmë një padrejtësi të këtyre përmasave.”

Universiteti Johns Hopkins tha të hënën herët se kishte regjistruar 220.7 milion infeksione globale me COVID-19 dhe 4.6 milion vdekje. Qendra tha se janë administruar mbi 5.4 miliardë doza vaksine.

Kryeministri Kurti e emëron një zëvendësministër