Lajme

O’Brien për bisedën me Osmanin: Diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare

04/01/2024 21:50
nga:G C

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, për bisedën telefonike me presidenten Vjosa Osmani tha se kanë diskutuar për rëndësinë dhe zbatimin e vlerave monetare.

Ai shtoi se në këtë telefonatë u fol edhe për përmbushjen e zotimeve të dialogut të Bashkimit Evropian si nga ana e Kosovës ashtu edhe e Serbisë.

Për Kosovën ai tha se këtu përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Kështu bëri të ditur O’Brien përmes një postimi në X.

“Telefonatë e mirë me Vjosa Osmanin sot. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin AKS-në”.