Lajme

O’Brien godet Dodikun: Do të veprojmë nëse cënohet Dejtoni, s’ka ndarje dhe pikë

12/29/2023 11:27
nga:N K

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Millorad Dodik rreth synimeve të tij për shkëputjen e “Republika Sprska” nga Bosnja e Hercegovina.

Përveç Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë, ka reaguar edhe Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, James O’Brien.

O’Brien ka thënë se SHBA-ja do të veprojë ndaj kujtdo që provon të ndryshojë elementet themelore të Marrëveshjes së Dejtonit.

“Në Dejton, ne diskutuam, dhe të gjithë aty e kuptuan, që s’kishte të drejt për ndarje. Pikë.SHBA do të reagojë nëse dikush provon të ndryshojë elementet themelore të Marrëveshjes së Dejtonit”, ka shkruar O’Brien.