Lajme

O’Brien e Hovenier mbjellin pemë në nderim dhe kujtim të Kaidanow

10/21/2024 16:50
nga:G B

Në nderim të veprës së ambasadores amerikane, Tina Kaidanow, e cila u nda nga jeta ditë më parë, ndimëssekretari i Shtetit, Jim O’Brien i është bashkuar nismës për mbjelljen e një peme.

Këtë e bën të ditur, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili thotë se kjo pemë do të qëndrojë simbol i trashëgimisë së Kaidanoë si ambasadorja e parë amerikane në Kosovë.

”Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, u shpreh Hovenier, ndërsa mesazhin e tij e shoqëroi edhe me një fotografi të O’Brien pranë pemës.