Skuadra e Real Madridit ka triumfuar në derbi ndaj Atletico Madridit me rezultatin 1:2.
Pas ndeshjes, portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak ka theksuar se skuadra e tij nuk eka merituar të humb, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ndihemi të zhgënjyer sepse humbëm një ndeshje të rëndësishme. Nuk e merituam të humbnim, por ky është futbolli”, tha Oblak pas ndeshjes.
“Reali nuk e meritoi fitoren dhe Hermoso nuk e meritoi kartonin e kuq”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Rodrygo dhe Valverde shënuan për Realin, kurse Hermoso për Atl Madrid.
/GazetaBlic Sport


