Në prag të derbit ndaj Barcelonës, Diego Simeone ka arsye për t’u shqetësuar.
Sipas një deklarate nga Atlético Madrid, portieri Jan Oblak ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe aktualisht ndodhet në izolim, në përputhje me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.
Portieri slloven do të jetë në dyshim për ndeshjen në Camp Nou kundër Barcelonës, të planifikuar për më 6 shkurt. Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë, portieri nuk do të integrohet me pjesën tjetër të skuadrës dhe mund të ketë disa hezitime për ta inkuadrua në lojë, duke qenë se është një takim vendimtar për aspiratat e klubit madrilen.
Përveç Jan Oblak, Kondogbia, Griezmann dhe Marcos Llorente janë të tjera dyshime për ndeshjen ndaj katalanasve, pasi janë lojtarë që kanë lëndime muskulore.
/GazetaBlic Sport


