Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, Liridona Shabani, Kryeshefin e NPL “Kastrioti” Sh.A, Berat Mehmeti dhe qytetarë, organizuan ndezjen e dritave dhe Pemës së Vitit të Ri në Sheshin “Dëshmorët e Kombit”, raporton GazetaBlic.
Kjo ngjarje solli një atmosferë të ngrohtë dhe festive për të shënuar fundin e vitit 2024 dhe hyrjen në vitin 2025.
Gashi uroi qytetarët e Obiliqit dhe bashkatdhetarët që të shijojnë këto festa, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithë për realizimin e këtij projekti.
Ai falënderoi veçanërisht Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe punëtorët e NPL “Kastrioti” Sh.A për përkushtimin dhe punën e shkëlqyer.


