Lajme

Obiliq: Hajnat e lidhin rojën e një depoje, nuk dihet nëse vodhën diçka

02/10/2024 08:59
nga:Sh R

Tre persona të panjohur kanë hyrë dhunshëm në një depo në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Sipas policisë, të dyshuarit fillimisht e kanë lidhur rojën e depos, ndërsa më pas kanë depërtuar me forcë në objektin të cilin ishte duke e ruajtur viktima.

“Nuk dihet nëse është vjedhur diçka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Policia, rastin e ndodhur më 9 shkurt të këtij viti e ka cilësuar si “vjedhje në tentativë”.