Lajme

Obiliq, dy raste të dhunës në familje raportohen gjatë 24 orëve

02/03/2025 08:52
nga:N K

Në 24 orëshin e fundit dy raste të dhunës janë raportuar në Obiliq, shkruan GazetaBlic.

Sipas raportit të policisë, në rastin e parë është arrestuar një burrë, pasi që i njejti muaj më parë dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua.

“Obiliq / 18.12.2024 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që muaj më parë dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kurse në rastin e dytë është arrestuar një burrë pasi që një gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

“Obiliq / 02.02.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e PK-së.