Ish-futbollisti i Chelseat, John Obi Mikel ka komentuar situatën në klub dhe serinë negative që po kalojnë londinezët.
“Dy fitore nga nëntë ndeshje? Roman Abramovich do të merrte një helikopter, do të zbriste në stadium dhe do të shkarkonte Maresca nga Chelsea. Unë nuk po detyroj askënd të japë dorëheqjen, por ndonjëherë ajo që bëhet në klub gjatë krizës nuk është e mirë”, tha Obi Mikel.
Trajneri i Chelseat së fundmi zemëroi tifozët duke thënë se nuk ka në plan të sfidojë për një vend në Champions League këtë sezon, por ka rënë dakord me pronarët që të luftojnë për diçka të ngjashme në vitin e dytë të kontratës së tij.
/GazetaBlic Sport