Sporti

Albin Tahiri arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

02/10/2022 08:30
nga:Mergim Rreci

Skitari kosovar, Albin Tahiri ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore.

Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi, përcjell GazetaBlic Sport.

Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe poashtu rezultati më i mirë për Kosovën.

Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.