Sporti

Detajet nga sulmi ndaj Joao Cancelos, u sulmua fizikisht ai dhe familja e tij

12/31/2021 09:29
nga:Mergim Rreci

Futbollisti portugez, João Cancelo denoncoi përmes rrjeteve sociale grabitjen e madhe që iu bë atij mbrëmë në Manchester.

Ai njoftoi se fatkeqësisht u sulmua nga katër burra të cilët u përpoqën të lëndonin edhe familjen e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Fatkeqësisht, sot u sulmova nga katër frikacakë të cilët më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time. Kur tregoni rezistencë, kjo është ajo që ndodh. Hajdutët arritën të më merrnin të gjitha bizhuteritë dhe ma lanë fytyrën në këtë gjendje. Nuk e di se si ka njerëz me këtë shkallë të keqe. Gjëja më e rëndësishme është që unë dhe familja ime jemi mirë. Pas kaq shumë pengesave që kam pasur në jetën time, kjo është vetëm një tjetër që do të kapërcej”, shkruhet në postimin e tij.