Sporti

Mediat serbe reagojnë pasi që UEFA e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë, i kushtojnë rëndësi të madhe veprimit skandaloz

10/06/2021 08:04
nga:Mergim Rreci

Kampionati evropian i futbollit “Euro 2024” do të mbahet në Gjermani.

Tashmë faqja zyrtare e ka publikuar edhe logon zyrtare të kësaj kampanje, transmeton GazetaBlic Sport.

Ajo që bijë në sy është që kufijtë e Republikës së Kosovës nuk janë të ndara dhe sipas UEFA-s Kosova ende mbetet pjesë e Serbisë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë kur UEFA bënë kësi lëshime kur bëhet fjalë për kufijtë e Kosovës.

Mediat serbe i kanë kushtuar rëndësi të madhe këtij veprimi, duke e publikuar pothuajse edhe në ballinat kryesore si lajm.

Mbetet që të shihet në ditët në vijim se do të reagojë Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

/GazetaBlic Sport/