Sporti

“O Zoti im, jo, jo, jo”, Davies u trondit nga lëndimi i Jamal Musiala

07/05/2025 23:31
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich u mposht mbrëmjen e sotme nga PSG në kuadër të çerekfinales së Botërorit të Klubeve. Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të francezëve, të cilët shkojnë kështu në gjysmëfinale.

Megjithatë, momenti më kulminant ishte në minutat e fundit të pjesës së parë. Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ndërhyri ndaj Jamal Musialës, me këtë të fundit që mbeti i shtrirë në tokë. Talentit gjerman i shihet këmba e thyer dhe krejtësisht e shtrembëruar.

Ky moment ka “çmendur” Alphonso Davies, mbrojtësi i Bayernit i cili është i dëmtuar. Në një “live-stream” në rrjetet sociale, shihet teksa reagimi i kanadezit, i cili po bëhet viral. “O Zoti im, jo, jo, jo”, dëgjohet të thotë Davies për shokun e ekipit.