Showtime

“O porfum, porfumi im” mund të jetë biznesi i ri i Beniadës pas sugjerimit të banorëve të ‘BBV’

02/13/2022 18:25
nga:Donika Fetahu

Në ditët e fundit të “Big Brother Vip” banorët diskutojnë gjëra të ndryshme me njëri-tjetrin.

Së fundmi është Donaldi, i cili ka shpalosur një ide për modelen e njohur shqiptare Beniada Nishani, pasi që kjo e fundit është komentuar shumë për humorin e saj, shkruan GazetaBlic.

Diçka që u bë virale është mënyra se si ajo këndon këngën  “O llokum” duke e zëvendësuar me fjalën “parfum”.

Sipas Donaldit do ishte një superbiznes, nëse Beniada do të hapte një parfumeri. Sipas tij parfumet do të shiteshin edhe nëse nuk do ishin të mire, vetëm prej Beniadës dhe historisë së saj me “parfumin”.

Ndërkohë që ide nuk mbaronin me aq, u paramendua deri në detaje nga Einxheli dhe Donaldi.

Einxhel nga ana tjetër propozoi që Beniada të nxirrte në treg një parfum të sajin.

Aktori gjithashtu sugjeroi që këngëtari Sinan Hoxha, i cili këndon një këngën “Parfumi”, të ishte prezent në inagurimin e biznesit të ri, ku suksesi do të ishte i garantuar sipas tij./GazetaBlic/