Showtime

“O maskara”, Fansi pas metra larg shtëpisë së BBV i bërtet Donaldit, aktorin e “tradhton” fytyra

12/04/2021 21:55
nga:Gazeta Blic

Një ngjare e papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP.

Teksa banorët kanë qenë në oborrin e shtëpisë duke pirë cigare dhe duke diskutuar me njëri-tjetrin, një person dëgjohet jashtë rrethimit të shtëpisë që i thërret Donaldit. Kësaj radhe jo për mirë!

Personi i cili arrihet të shquhet prej zërit që është mashkull dëgjohet të thotë: O Donald o maskara, ke bërë gabimin më të madh. Unë jam fansi i Borës.

Janë ngritur vajzat të cilat e kanë pyetur personin se kush është dhe ai është përgjigjur pa ngurruar që është fans i moderators.

Donaldi nuk ka bërë asnjë reagim megjithatë duket se fytyra e ka tradhtuar.

Videon mund ta shikoni KËTU.