Lajme

“O injorant, o zagar”, tensione mes PS-së dhe PD-së në Kuvendin e Shqipërisë

12/11/2025 12:10
nga:G B

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është përfshirë nga tensione dhe ofendime mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.

Teksa fliste kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dëgjohet demokrati Flamur Noka duke i thënë ‘o injorant’.

Pas kësaj, Balla kërkoi që Noka të djalë jashtë seancës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u detyruara të ndërpresë seancën për 10 minuta në mënyrë që të qetësohet situata, por më pas rinisi sërish, raporton TCh.

Balla: E keni sjellë kërkesën sjellë 24 orë, deri më tani jeni në shkelje të rregullores sepse nuk kemi dëgjuar pse duhet tërhiqet nga rendi i ditës, njëri i bie patkoit, tjetri gozhdës, nuk ka sqaruar se kjo çështje duhet të ikë nga rendi ditës. Dëgjova batuta. Dëgjova tallje. Njëri fliste për lepuj. Po, po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Sepse lepurin në pritë e nxjerr zagari… Dhe po i hyj këtij diskutimi bujrum se i lexoj, do t’ju lexoj listën, pastaj ju lexoj listën, ti flet për lepuj, unë do flas për zagar, po i hytë kësaj pune, prandaj ta tregoj unë. Por tani, tani ju ju ju thatë këtu, madje në letrën që citoi kryetari i Kuvendit keni cituar progres-raportin.

Thoni aty depolitizimi. Se martesa të politizuara, t’ju them të drejtën, mua më vjen keq se ju talleni me një të përsekutuar politik si Besim Ndregjoni, keni vite me radhë që e gënjeni, e gënjeni, e gënjeni, sepse të gjithë e dini, të gjithë e dini që Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë institucion se nuk e le ligji, se ka mbushur 77 vjeç. Por meqenëse unë jam 81, thotë njëri, hajde se po bëjmë edhe këtë 77. Por nuk bëhet dot, nuk të le ligji. Ju talleni, ju talleni me Adrianën Kalanë. Ti s’merr vesh nga ligjet, por do ta shpjegoj unë. Ky zotëria duhet të dalë përjashtë.

Noka: O injorant! Ooo zagar, ti je zagari, zagar jeni!

Balla: Unë e ndërpres fjalën derisa nxirrni përjashtë zotërinjtë, faleminderit, nxirreni përjashtë, zoti kryetar.