Lajme

Nxiti reagime me gabimet e shumta gramatikore, profesor Arsim Bajrami publikon shkrimin e përmirësuar

05/06/2022 11:42
nga:Astrit Gashi

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka bërë gabime të rënda drejtshkrimore në një status të tij në Facebook. Pas reagimeve të shumta Bajrami e ka fshirë statusin dhe e ka publikuar sërish, por kësaj radhe të përmirësuar.

Profesori universitar ka shkruar për seancën e djeshme të Kuvendit që sipas tij dallon me legjislaturat kur ai ishte deputet për shkak se ligjvënësit ishin njerëz me integritet.

Linku i shkrimit të djeshëm në GazetaBlic:

Akademiku Arsim Bajrami ‘masakron’ gjuhën shqipe- në disa paragrafë tekst, bën mbi 30 gabime drejtshkrimore (foto)