Lajme

​Intervistohet babai i një nxënëse në Prishtinë, e cila shkoi në shkollë me shenja dhune në fytyrë

05/23/2021 10:11
nga:Q R

Të shtunën në Polici është raportuar një rast i dyshimtë i dhunës ndaj një fëmije në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një nxënëse e cila kishte shkuar në shkollë me shenja dhune në fytyrë.

Për çka për këtë është intervistuar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se nxënësja femër kosovare ka ardhë në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia shqipton 705 gjoba për ata që shkelën masat kundër koronavirusit