Nxënësit dhe stafi i shkollave kanë pasur mundësinë të njihen nga afër me detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata patën mundësin të shohin pajisjet dhe automjetet ushtarake të FSK-së, si dhe kanë mësuar për historinë dhe traditat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Vizita është organizuar në kuadër të aktivitetit për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur vendin dhe për të ruajtur sigurinë dhe paqen.
Ky aktivitet është një shembull i bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve arsimore dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim të edukimit të nxënësve për rëndësinë e sigurisë dhe paqes në shoqëri.
Postimi i plotë:


