Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me diell njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë celcius.
22.07.2023 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet ditën e shtunë, me temperatura maksimale deri në 36C e 37C.
Ditën e diel zhvillime të mundshme të stuhive nga rajoni mund të sjellin edhe nga vendi ynë mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
Të nxehtit po parashihet të arrijë kulmin ditën e martë me temperatura maksimale deri në 38C, që lokalisht edhe mund të kapin vlera rreth 40C.
Nga dita e mërkurë, temperaturat pësojnë një rënie më afër vlerave normale në 30C, ku pasdite edhe mund të paraqiten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë.
Indeksi i cilësisë së ajrit mund të kaloj edhe në vlera mesatare ditën e shtunë, shkaku i prezencës më të rritur edhe të grimcave të pluhurit saharian.
Nën kushte të motit të nxehtë dhe me diell, rritje pasdite shënon edhe ozoni sipërfaqësor.
Indeksi i rrezeve ultravjollce, vazhdon të mbetet me rrezikshmëri shumë të lartë. Preferohet që në orët e mesditës nga 10 deri 16 t’i ikim kontaktit me rreze të diellit.
Njoftimi i plotë:


