Lajme

Nxehtë dhe me erë, ky është parashikimi i motit për nesër

08/04/2021 22:16
nga:M K

Të enjten shumë nxehtë dhe me erë. Ditën e premte më freskët, me shtrëngata dhe shi. Fundjava me kthjellime.

5.08 – Paradite me kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen, e do të fryjë edhe erë e fuqishme nga jugperëndimi. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima përreth viseve malore.

6.08 – Jo aq ngrohtë. Vransira të ndryshueshme. Që nga orët e paradites priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.

7.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.

8.08 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.

9.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh afatshkurtë shiu.