Showtime

“Nusja e Kosovës” mesazh Rusisë:’Çdo konflikt mund të zgjidhet në mënyrë paqësore, jo me luftëra!’

01/30/2022 19:11
nga:Donika Fetahu

Modelja ruse Ariana Lirey, është dashuruar me reperin kosovar Don Xhonin, në rrjetet sociale, por dyshja janë takuar në Dubai.

Së fundmi në një postim në “Instastory”, ajo tha se shteti i saj, Rusia, çdo konflikt mund ta zgjidh në mënyrë paqësore, jo me luftëra. Lirey theksoi raportet mes Rusisë dhe shtetit shqiptar, shkruan GazetaBlic.

Unë mendoj se çdo person mbron të drejtat dhe vendin e tij. Por duke pasur parasysh situatën në vend, urrejtja është marrëzi. Rusia konsiderohet si vendi më i madh në botë. Çdo konflikt politik zgjidhet në mënyrë paqësore, jo me luftëra. Kjo është arsyeja pse ne mund të lëvizim në botë pa asnjë ndalim qarkullimi. Qoftë Shqipëria apo Serbia. Unë nuk e konsideroj këtë temë për të diskutuar pikëpamjet e mia për jetën. Rusia luftoi me Gjermaninë për 4 vite. Ne e fituam këtë luftë, por çdo gjerman është i mirëpritur në vendin tonë. Qielli i qetë mbi kokën tuaj duhet të jetë çdo kund. Kjo është gjithçka që doja të them”, është shprehur Ariana./GazetaBlic/