Një burrë nga Malisheva ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali dhe nusja e tij.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku pas sulmit viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Me sugjerim të prokurorit ndaj viktimës është lëshuar “Urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.