Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka komentuar përsëri arrestimin e Dardan Molliqaj e Frashër Krasniqit, teksa ka publikuar edhe një fotografi të policit, Blerim Shala, raporton GazetaBlic.
Nushi në një postim në “Facebook” shkruan se, Shala ishte udhëheqës i arrestimit që ai e quan të jashtëligjshëm e të panevojshëm.
Sipas Nushit, Blerim Shala është një polic që e mbështet VV-në dhe sulmon opozitën.
POSTIMI I PLOTË:
Ky eshte “polici” Blerim Shala.
Ai udhehoqi dhunen e panevojshme ndaj aktivisteve ne arrestimin e jashteligjshem qe ndodhi dje.
Policia ka suspenduar police madje edhe kur kane kerkuar te drejtat e tyre. Kujtojeni rastin e policit Amir Hoxha i cili u suspendua pasi kerkoi shtesa per punen e policeve.
Kurse ky Blerimi, qe mbeshtete hapur kete pushtet dhe sulmon opoziten ne FB, dergohet qe te ushtroje edhe dhune mbi aktivistet.
Ky nuk eshte polic. Ky eshte instrument ne duar te pushtetit.