Lajme

Nushi paralajmëron publikimin e një abuzimi të qeverisë: Keni me qysh gëzohen ministrat e Kurtit…

07/04/2022 20:40
nga:G B

Nol Nushi nga PSD ka paralajmëruar që nesër do të denoncojnë një abuzim të ri të qeverisë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të shihet se si ministrat e Kurtit kanë përuruar objekte që janë në interes dhe obligim të firmave private dhe se si ata i gëzohen projektit që dikur e quanin “abuzim me para publike”.

Postimi i tij i plotë:

Neser, ka ora 17:00, permes nje videoje shpjeguese kam me denoncu nje abuzim te ri te qeverise se “ndryshimit”.

Keni me pa qysh, me para publike, kane përuru projekte qe jane ne interes dhe obligim te firmave te private.

Keni me e pa qysh ministrat e Kurtit i gezohen projektit qe dikur e quanin “abuzim me para publike”.