Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, në një postim në rrjetin social Facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me vizitën e tij në shtetin e Norvegjisë.
Ai ka thënë se që nga takimi i 18 gushtit në Bruksel, Kurti ka qëndruar tek familja e tij në Norvegji.
Tutje, Nushi ka thënë se nga rezultatet e bisedimeve të 18 gushtit, më shumë informacion ka gruaja e tij se sa 52%.
“Prej takimi te 18 gushtit ne Bruksel, Kryeministri ka shku te familja ne Norvegji. Pra per 6 dite, per negociatat me Serbine ka dite me shume gruaja e Kryeministrit, sesa 52% qe e kane votu. Tipik “lider suprem””, shkruan ai.


