Lajme

Nushi-Kurtit: E di që të vlon lukthi kur një subjekt i “vogël” ta shpërfaqë krejt hipokrizinë e qeverisjen e mbrapshtë

09/04/2022 14:03
nga:G B

Nol Nushi nga PSD ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së tij për aksionin me miell ndaj ministrit Murati, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mielli nuk është inat dhe se inatin nuk duhet t’ia m’veshë PSD-së.

Nushi ka thënë se e kupton që Kurtit nuk i pëlqen që një subjekt i vogël ia shpërfaqë krejt hipokrizinë e qeverisjen e mbrapshtë.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministër, mielli nuk është inat.

Inatin e juaj mos e m’veshni te PSD. E kuptoj që të vlon lukthi kur një subjekt i “vogël” ta shpërfaqë krejt hipokrizinë e qeverisjen e mbrapshtë.

E di qe e don me e pasë edhe opozitën e qytetarin qysh i ke militantët e profiterët në parti, por kjo dëshirë nuk të realizohet.