Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, ka kritikuar sot ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas reagimit të saj në lidhje me punësimin në KEK të zyrtarëve të VV-së dhe familjarëve të tyre.
Me anë të një statusi në Facebook, Nushi kritikoi Haxhiun, duke theksuar se ajo pati anuluar konkursin për Noterë për shkak se disa nga te certifikuarit kishin lidhje familjare me qeveritaret e kaluar.
“Sot, kur skandali i punësimeve familjare dhe partiake ne KEK ka shpërthyer, e njëjta Albulene po thote: “nuk kam informacion, dhe besoj qe akuzat janë te pabaza”, shkroi Nushi.


