Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka bërë koalicion parazgjedhor me Nuredin Lushtakun, udhëheqës i Listës Ideal, kështu duke iu bashkuar kolacionit AAK, NISMA, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30.
Haradinaj ka njoftuar se Lushtaku do të jetë edhe kandidat për deputet, gjithashtu edhe kandidat i këtij koalicioni për kryetar komune të Skenderajt, në zgjedhjet komunale.
“Në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ju informoj se Lista Ideal, e krijuar nga Bekim Jashari e sot e udhëhequr nga Gjeneral Nuredin Lushtaku, luftëtar i orëve të para të lirisë, bartës i shumë funksioneve në institucionet e pasluftës, Listë që kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale në Skenderaj, sot i është bashkuar koalicionit tonë. Lista Ideal do të garojë në listën tonë dhe Gjeneral Lushtaku do të jetë kandidat për deputet. Po ashtu Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale.” – ka shkruar Haradinaj.