Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka takuar deputetin nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, i cili synon edhe një mandat në Parlamentin e Republikës së Kosovës, raporton GazetaBlic.
Nura thotë se Lushtaku është një nga politikanët e zëshëm kundrejt politikave të këqija të qeverisjes së keqe të nivelit qendror.
Postimi i plotë:
Me deputetin e zëshëm kundrejt politikave të këqija të qeverisjes së keqe të nivelit qendror, Mergim Lushtaku, një nga politikanët e gjeneratës së re që është formësuar nga përvoja parlamentare, mjaftueshëm për t’i shërbyer në rikandidim për të qenë deputet edhe në një mandat në Parlamentin e Republikës së Kosovës.