Trajneri i Tottenham, Nuno Santos mund të shkarkohet bën të ditur The Telegraph.
“Spurs” humbën 0-3 ndaj United me një performancë që la për të dëshiruar dhe së bashku me disfatat si ato ndaj vitesse, Crystal Palace apo West Ham kanë bërë që bordi të humbasë besimin e dhënë ndaj tij.
Kujtojmë që portugezi është vetëm në muajt e para si trajner i këtij ekipi, pasi më parë ishte në drejtimin e Wolves ku kaloi një moment pozitiv.
Conte ose Conceicao mund ta zëvendësojnë atë tek ‘Spurs’.


